Kurti priti në takim njeriun që i priu ekipit ligjor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim Michael Wood, personin që i ka prirë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010. Ata diskutuan edhe për çështjen e dialogut dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Michael Wood

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim Michael Wood, nga Mbretëria e Bashkuar, i cili i ka prirë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.

Me Wood kryeministri ka diskutuar edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut. Kryeministri ka theksuar se Republika e Kosovës është konstruktive në shërbim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

Kurti e ka falënderuar Wood për kontributin e tij në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti e ka njoftuar Wood për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se Wood ishte i shoqëruar nga rektori i UP-së, Qerim Qerimi

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika