Kurti: Problemet që kemi nuk kanë të bëjnë me serbët, por me Beogradin që nuk u distancua nga Millosheviqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin “The Western Balkans 2024”, është shprehur se problem në Kosovë nuk janë qytetarët serbë, por Beogradi që nuk distancohet nga e kaluara.

“Problemet që kemi nuk kanë të bëjnë me serbët, por me Beogradin që nuk u distancua as nga Millosheviqi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmes, pra ky është problemi që kemi, jo si popull, por si qeveri,” ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti bëri të ditur që ani pse universiteti në veri të vendit nuk është legal, prapë diplomat e atij universiteti po verifikohen e po pranohen për funksionalizim për Republikën e Kosovës.

“Aspak problem me serbët e Kosovës në komunat e veriut që po integrohen, kemi tri gra zëvendëskryetare komunash, po legalizojmë patentë shoferët që kemi bërë me targat, po bëjmë verifikimin e diplomave, sepse universiteti atje është ilegal, megjithëse është ilegal gjejmë mënyra për t’i pranuar ata në tregun tonë të punës dhe institucionet shtetërore,” shtoi Kurti.

Kurti: Kosova udhëheq në Ballkanin Perëndimor për nga rritja ekonomike e sundimit të ligjit

Po ashtu, kryeministri deklaroi se po zhvillohet më shumë bashkëpunim dhe ka më shumë shpresë për të ardhmen

“10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe, 17% e anëtarëve të kuvendeve komunale në të gjitha komunat e Republikës sonë janë serbë, bashkëpunojmë mirë, kam ministrin Nenad Rashiq për Komunitete dhe Kthim, kam tre zëvendësministra në qeverinë time dhe duam integrimin e serbëve. Shqiptarët janë pothuajse 93% e popullsisë, por kemi 4% serbë dhe kemi pakica tjera që duam t’i respektojmë, pra kemi boshnjakë, turq, ashkali, romë, egjiptas, goranë e disa malazezë e kroatë, pra duam të bashkëpunojmë mirë me të gjithë dhe duam të krijojmë Republikë Demokratike, në bazë të qytetarëve jo të ndarë në bazë etnike,” shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika