Kurti publikon “draft-vizionin” për Asociacionin, të cilin e ka propozuar në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar “draft-vizionin” që e ka prezantuar vetë në takimin e së martës në Bruksel për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të së martës në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka publikuar draftin që ai e ka quajtur “draft-vizion”, të cilin ai vetë e ka propozuar në tavolinën e bisedimeve.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i ekzekutivit ka thënë se në 67 nenet e draft-statutit të propozuar nga Ekipi Menaxhues në takimin në Bruksel, “shihet dëshira për Republika Srpska në Kosovë”.

Dokumenti të cilin e ka publikuar Kurti në gjuhën angleze përmban 10 pika, për të cilin, ka thënë se është inspiruar nga modeli i Kroacisë.

Ai ka publikuar vizionin e tij për implementimin e nenit 7 të Marrëveshjes bazë për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb”.

“Sot, Ekipi Menaxhues prezantoi draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata janë jonfunksionalë tashmë. Unë fundamendalisht nuk pajtohem me draftin. Ai përfaqëson dëshirë për Republika Sërspka në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Në letrën e tij thuhet se kjo çështje duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, letrën e ish-ndërmjetëses Mogherini dhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

May be an image of text

May be an image of newspaper and text

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika