Kurti publikon listat me rritje: Tash e tutje nuk do të ketë stagnim të pagave

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, pas ndryshimit të vlerës së koeficientit është shprehur që nuk do të ketë stagnim të pagave dhe sipas tij ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve të ekonomisë vendore

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar listat me pagat e reja që do t’i marrin disa kategori punëtorësh të sektorit publik.

Sipas Kurtit nga tash që vlera e koeficientit ka ndryshuar nuk do të ketë më stagnim të pagave.

“Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai i ka publikuar listat ku shihet sa për qind ka pasur rritje për punëtorët shëndetësorë, të arsimit dhe zyrtarët policorë. Ndërsa, u shpreh se me koeficientin e ri të pagave kanë bërë “barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive”.

“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”, ka shtuar Kurti.

Ndryshe, të mërkurën e 1 shkurtit, kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka treguar se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105. Ndërsa, ka shtuar se për vitin e ardhshëm i njëjti do të jetë 110.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika