Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara: Kosova anëtare proaktive në Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e dhjetë të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt të hënën e kaluar.

Kurti përmes një postimi në rrjeitn social “X” ka shkruar se Procesi i Berlinit, për një dekadë e ka afruar rajonin me Bashkimin Evropian dhe e ka çuar përpara në rrugën drejt integrimit. 

“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe prijëse në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.

Në postimin e Kurtit mund t’i shihni marrëveshjet e nënshkruara dhe deklaratat e miratuara.

Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor, Deklarata e gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal 2025-2028, Deklarata për rikonfirmimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, Deklarata mbi standardet rajonale të ekzaminimit të IHD-ve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Deklarata mbi aksesin dhe bashkëpunimin në infrastrukturën e kërkimit dhe inovacionit, janë marrëveshjet që i ka listuar Kurti.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika