Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur falë mbështetjes qeveritare

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka kanë teksuar rritjen e punësimit në Kosovë me 45 për qind dhe mbështetjen e vazhdueshme për bizneset, duke investuar 5.5 milionë euro në mbështetje të bizneseve të vogla dhe duke rritur buxhetin për zhvillimin rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se punësimi në Kosovë është rritur për 45 për qind dhe se kjo i ka ndihmuar mbështetja qeveritare.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar, shefi i ekzekutivit ka thënë se mbështetja e bizneseve ka qenë e vazhdueshme dhe e lartë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të mbështet sektorin privat, i cili është faktor i përkushtimit dhe zhvillimi e bizneseve në vend. Buxheti shtetëror është rritur për 35 për qind më i lartë, pa dyshim që ky ka ndikuar në rritjen e fitimit dhe zgjerimit të aktivitetit të zhvillimit rajonal. Në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është më i lartë për 45 për qind e që kjo është përkthyer edhe me punësim, ku në Kosovë është rritur punësimi. Kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset e vogla për t’i përkrahur nga sfidat lokale”, ka deklaruar Kurti, transmeton EO.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se kanë arritur t’i mbështesin bizneset me makineri të reja të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese. Ai ka thënë se që nga hapja e thirrjes, kanë qenë mbi shtatë mijë aplikime, ndërsa vlera e projektit është 6 milionë e 875 mijë euro.

“Në këtë ceremoni të rëndësishme ne po nënshkruajmë kontratat e përfituesve dhe ky është një moment që reflekton angazhimin tonë, duke bërë çdo cep të vendit tonë një vend më të mirë për të punuar dhe jetuar. Me këtë program ne po investojmë në të gjithë vendin. Kryeministri ka qenë gjithmonë mbështetës në udhëheqjen e tij dhe ne kemi arritur një rezultat konkret për të zhvilluar vendin”.

“Ju përfitues jeni shembull që mund të arrini me përkushtim sepse ata përfaqësojnë potencialin e madh. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm të mbështetim bizneset. Kemi arritur të krijojmë e të mbështesim bizneset me makineri të reja, si dhe të rrisim kapacitetet e tyre dhe për të krijuar mundësi që të krijojnë bizneset e tyre. MZHR gjatë kësaj periudhe kanë pranuar 7 mijë e 564 aplikime nga aplikantët potencial në vlerë prej 6 milionë e 875 mijë euro”, ka thënë Damka.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika