Kurti: Qeveria po ndërmerr një hap konkret që ka implikim direkt në sigurinë kibernetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë sigurisë kibernetike, si nga aspekti i politikëbërjes, po ashtu edhe ndërmarrjes së masave konkrete, që i adresojnë rreziqet për sigurinë kibernetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Në Shipol të Mitrovicës, të hënën e 19 shtatorit, është inauguruar Sistemi Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor (SNMS).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria po merr masa konkrete për adresimin e rreziqeve lidhur me sigurinë kibernetike në vend.

“Sistemi Nacional për Monitorimin e Spektrit Frekuencor do të mundësojë monitorimin e shfrytëzimit të resurseve frekuencore, identifikimin dhe zbulimin e burimeve të interferencave, ngritjen e nivelit të sigurisë nacionale, nxënien e brezeve të caktuara frekuencore në tërë territorin e Kosovës, që njëherësh janë konform obligimeve ndërkombëtare, të cilat i ka vendi ynë”, ka thënë Kurti.

“Me zbatimin e Sistemit Nacional për Monitorimin e spektrit frekuencor, po ndërmarrim një hap konkret, i cili ka implikim direkt në sigurinë kibernetike të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sipas Kurtit, Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit të vet e ka përkrahur projektin KODE dhe rrjedhimisht edhe projektin e SNMS-së.

Siç thotëkryeministri, ky projekt është shpallur projekti me qëllim të mbrojtjes nacionale me vendim të Qeverisë së Kosovës, më 13 prill të vitit 2021.

“Infrastruktura digjitale është një nga parakushtet për digjitalizimin që e synojmë në qeveri dhe në ekonomi. Zhvillimet në digjitalizim duhet të shoqërohen me masat përkatëse për rritjen e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve. Prandaj, Qeveria e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë sigurisë kibernetike, si nga aspekti i politikëbërjes, po ashtu edhe ndërmarrjes së masave konkrete, që i adresojnë rreziqet për sigurinë tonë kibernetike, potencoi kryeministri Kurti”, shtoi ai.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit ka theksuar se falë projekteve të zbatuara nga Ministria e Ekonomisë, “Kosova është vendi më i mbuluar me infrastrukturë brezgjerë, si dhe është duke i bërë hapat e parë për shtrirjen e rrjeteve mobile 5G”.

“Shtrirja e rrjeteve mobile 5G kërkon monitorim dhe analizim të sofistikuar të brezit frekuencor”.

Ndryshe, javën e kaluar, më 15 shtator, në Qeveri është aprovuar projektligji për Siguri Kibernetike, që themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike, si institucion kyç përgjegjës për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës, që do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve nacionale në fushën e sigurisë kibernetike.

“Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës ju siguroj që do ta mbështes ARKEP-in, KPM-në, Ministrinë e Ekonomisë dhe të gjithë akterët tjerë relevant dhe nuk do të hezitojmë të bashkëpunojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë, që sistemet e tilla të mund të përdoren në mënyrë sa më efikase”, shtoi ai.

Në ceremoninë e inaugurimit të pranishëm ishin edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përfaqësues të Bankës Botërore, ARKEP-it, Ambasadës dhe kompanisë zbatuese amerikane, si dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave partnere.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika