Kurti, Rama, Vuçiq dhe liderët e Maqedonisë së Veriut në darkë me O’Obrien, dalin fotografitë nga Shkupi

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski i ka publikuar fotografitë ku shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, James O’Brien e kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjithashtu, edhe kryeministri Kurti ka postuar në “X” pamje të takimit të përbashkët.

Ai ka thënë se “U mblodhëm sot në Shkup për takimin ‘Ballkani Perëndimor takohet me BE-në’ si pjesë e BB6 për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së me 🇪🇺 dhe 🇺🇸”.

Ai tha se “Plani i Rritjes së BE-së dhe CRM i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së”.

Ndërkaq nesër do të mbahet takimi i gjerë ku do të marrin pjesë edhe Milojko Spajiç, Kryeministër ieverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se sonte takimi mes liderëve po zhvillohet në atmosferë miqësore, si dhe ka ndarë fotografi.

Në dy postime të bëra në rrjetin social “X” lidhur me këtë ngjarje, kryeministri Kovachevski pohon se vendi i shteteve të rajonit është në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, deklaron ai.

Në postimin në “X”, ai shkroi, “në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”.

Tutje ai thotë se vendet kanë potencialin e nevojshëm për të marrë vendime.

“Vendi i të gjitha shteteve të rajonit është në BE dhe ne kemi potencialin e nevojshëm lidership për të marrë vendime të guximshme për një të ardhme më të mirë. Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, është shprehur ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak me parë ka ndarë fotografi nga takimi i tij me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Ai tha se takimi u zhvillua para fillimit të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika