Kurti reagon për shpërthimin në afërsi të Parlamentit të Turqisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për shpërthimin në afërsi të Parlamentit të Turqisë, në Ankara është shprehur i trishtuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me shpërthimin në afërsi të Parlamentit të Turqisë, në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti është shprehur i trishtuar për rastin.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Türkiye, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Këtë të diel ka ndodhur një shpërthim në afërsi të Parlamentit të Turqisë, në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë.

Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë përpara se Parlamenti të mblidhej sërish.

Lexo dhe: Shpërthim në afërsi të Parlamentit të Turqisë, dyshohet për sulm terrorist

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili ka thënë se “një terrorist” hodhi veten në erë dhe një tjetër u “neutralizua” në një “sulm terrorist”, që sipas tij synonte selinë e policisë Kombëtare të Turqisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika