Kurti: Reciprociteti për targat nuk do të bëhet kundër serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar popullin e Kosovës për durimin dhe mbështetjen e treguar. Ndër të tjera, ai ka thënë se reciprociteti i cili pritet të hyjë në fuqi nga një shtatori, nuk është kundër qytetarëve serbë, por është respektim i ligjit dhe reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Reciprociteti me Serbinë që pritet të funksionalizohet nga një shtatori, nuk do të bëhet kundër serbëve, ka thënë Kryeministri Kurti.

Në një intervistë për “BBC World Service”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se një veprim i tillë bëhet në kuadër të respektimit të ligjit e njëherësh, edhe të reciprocitetit.

“Më 1 tetor shpresojmë që të mos kemi dokumente që nuk janë legjitime, pos atyre të njohura si ‘RKS’ apo Republika e Kosovës. Një gjë e tillë nuk është kundër serbëve, por po bëhet për respektim të ligjit dhe të reciprocitetit”, tha Kurti.

Ai ka bërë të ditur se lëshimi i dokumenteve për 19 orë, është kryer pa incidente e ankesa.

Sipas Kryeministrit Kurti, një marrëveshje e tillë vjen si rezultat i kontributit të shefit të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjersa ka falënderuar popullin e Kosovës për durimin dhe mbështetjen, ai ka thënë se pas përfundimit të luftës, një pjesë e serbëve mbeti në Kosovë, pjesë kjo e cila shfrytëzoi dokumentet dhe targat e kohës së ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar të shtunën se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.

Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika