Kurti: Reformimi i Administratës Publike, parakusht për hapat avancues të Kosovës drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën vjetore të Ambasadës Britanike ka diskutuar dhe mbi Administrat Publike, duke thënë se "Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e reformave të planifikuara në programin e Qeverisë sonë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën vjetore të organizuar nga Ambasada Britanike





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën vjetore të organizuar nga Ambasada Britanike, në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë” ka thënë se  ‘’Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e reformave të planifikuara në programin e Qeverisë sonë. Është besim e qëndrim i yni se një administratë publike besnike ndaj shtetit, e ndershme, e shkolluar dhe e përgatitur, me efikasitet më të lartë është parakusht për politika të përmbushura zhvillimore”.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij ka theksuar se  “Reformimi i Administratës Publike është dhe parakusht për hapat avancues të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar që reforma dhe rrjedhimisht administrata që po ndërtojmë të jenë të bazuara mbi disa parime që respektohen gjerësisht nga vendet demokratike dhe të zhvilluara”.

Tutje Kurti ka thënë se një administratë joefikase shkakton ngecje më pastaj në ofrimin e shërbimeve publike për nga cilësia, për nga sasia, shkakton gjithashtu edhe ngecje edhe në zhvillimin e proceseve të reformave në sektorët e tjerë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar sfidat dhe problemet me të cilat përballet administrata por edhe qytetarët kur kanë nevojë të kenë ndërveprim me të”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Mes tjerash Kurti ka veçuar dokumentet strategjike që trajtojnë këto çështje.

“Plani për zhvillim kombëtar, bashkimi i tri strategjive për administratë publike në një të vetme dhe hartimi i saj për periudhën 2022-2027, hartimi i strategjisë për e-qeverisje e hartimi i strategjisë për siguri kibernetike janë ndër të tjera veprime esenciale të cilët tashmë i kemi ndërmarrë”.

Kurti ka theksuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka rishikuar rrënjësisht ligjin për zyrtarët publikë dhe ka hartuar nga fillimi ligjin për paga në sektorin publik, për t’iu përshtatur aktvendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeminstri Kurti në konferencën vjetore të organizuar nga Ambasada Britanike ka falënderuar të gjithë partnerët që janë duke përkrahur Qeverinë “për këto reforma përmes projekteve e ekspertizës, duke shtuar se bashkëpunimi është padyshim komponentë shumë e rëndësishme në gjithë këtë proces”.

Kurti ka potencuar se “Qeveria është e përkushtuar për të siguruar sa më shumë punë dhe drejtësi, administratë bashkëkohore, besnike ndaj shtetit, e shkolluar në nivele sipërore, e shkathtë, me përgjegjshmëri e me ndershmëri”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika