Kurti refuzon të shkojë në Prokurori: Qëllimi i tyre është të më bëjnë lajm ndërkombëtar

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të shkojë në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim, duke akuzuar kryeprokurorin për inskenim me qëllim krijimin e një lajmi ndërkombëtar

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Në një emision në Kohavision të dielën, Kurti akuzoi kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, se po inskenon një situatë me qëllim që hyrja e tij në objektin e Prokurorisë të bëhet lajm ndërkombëtar.

“Ky prokuror, Blerim Isufaj, është regjisori i një pamjeje ku unë hyj në Prokurorinë e Shtetit dhe prodhohet një lajm ndërkombëtar që kryeministri po intervistohet për një rast korrupsioni. Aty nuk thuhet që jam thirrur si dëshmitar. Ky është qëllimi i tyre”, ka dekalruar Kurti.

Kryeministri ka potencuar se nuk ndien asnjë detyrim për t’iu përgjigjur ftesës dhe se prokurorët mund të vijnë në zyrën e tij për ta intervistuar.

Ai ka theksuar se prokurorët po përpiqen të sulmojnë kabinetin e tij qeveritar dhe ministrat.

“Këta po dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme por më të butë se s’munden tashmë, sikur me Hashim Rexhepin që e nxorën me duar lidh prej BQK-së. Ua kanë mësy krejt ministrave tonë. Ata prokurorët kanë ardh në kryeministri dhe më herët, unë guxoj t’iu them s’po vijë, ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, ka shtuar Kurti.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i ka dërguar dy ftesa Kryeministrit për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Ndërkohë, kabineti i kryeministrit ka ritheksuar gatishmërinë e tij që t’i mirëpresë prokurorët në zyrën e tij.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika