Kurti: Regjistrimi i Popullsisë, angazhim për nevojat e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar vendosmërinë e qeverisë për të siguruar një regjistrim të plotë të popullsisë, duke e vlerësuar si një angazhim të tyre për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka marrë pjesë në takimin dhe tryezën e diskutimit me titull “Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2024” të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka theksuar se ky regjistrim nuk është vetëm një numërim, por një angazhim i tyre për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe një bazë për vendime që do të kenë ndikim në të ardhmen e Kosovës.

Ai ka theksuar rëndësinë e të dhënave të sakta dhe të plota demografike, socio-ekonomike dhe gjeografike që vijnë nga ky proces.

Kryeministri Kurti ka shtuar se këto statistika ndihmojnë në orientimin e politikave dhe të shërbimeve për të mirën e qytetarëve, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në demokraci.

“Regjistrimi siguron të dhëna të sakta dhe të plota demografike, socio-ekonomike dhe gjeografike, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar në çdo nivel. Këto statistika ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në demokraci. Ato gjithashtu ndihmojnë në alokim më efikas të burimeve për shërbime që i ofron sektori publik”, ka deklaruar Kurti.

Me këtë rast, kryeministri ka theksuar angazhimin e qeverisë ndaj procesit të Regjistrimit të Popullsisë, duke e vlerësuar si thelbësore për një vendimmarrje të informuar, për nxitjen e drejtësisë sociale dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

“Qeveria e ka ndarë buxhetin e nevojshëm, ka ofruar hapësira për trajnime dhe ka siguruar logjistikën, duke u angazhuar në bashkërendim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të garantuar një regjistrim cilësor dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, vetë Kurti, brenda një periudhe të shkurtër prej rreth 1 muaj e gjysmë, ka vizituar dy herë ASK-në ku është mirëpritur nga drejtori ekzekutiv, ka ndjekur nga afër përgatitjet dhe ka ofruar mbështetjen personale për një proces i cili tejkalon ciklet elektorale për nga vlera dhe rëndësia që ka.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika