Kurti: Regjistrimi i popullsisë, bazë për strategji të qëndrueshme zhvillimi

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se regjistrimi i popullsisë ofron të dhëna për formimin e strategjive të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 (ReKos 2024), duke e konsideruar si më shumë sesa thjesht mbledhje statistikash.

“Është pasqyrim i realitetit tonë – ku jemi, sa jemi, si jemi dhe si të ecim përpara. Na mundëson të kuptojmë kushtet ekonomike, sociale dhe të hartojmë strategji të qëndrueshme për zhvillimin e vendit,” ka thënë ai, në ceremoninë zyrtare të prezantimit të rezultateve të para përfundimtare të ReKos 2024.

Kurti ka potencuar se ky proces, i realizuar plotësisht në formën digjitale, është një tregues i progresit të Kosovës dhe angazhimit kolektiv të qytetarëve.

“Janë shumë se numra; janë përtej të dhënave. Janë një pasqyrë e realitetit tonë, por edhe një busull drejt së ardhmes, bazuar në evidencë dhe fakte”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka deklaruar se të dhënat e regjistrimit 2024 do të mundësojnë krijimin e strategjive të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik dhe social, duke garantuar investime efikase me përfitime afatgjata.

“Me këto të dhëna, mund të formulojmë strategji të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social, duke siguruar që investimet tona të jenë efikase dhe të sjellin dobi afatgjata”, është shprehur tutje Kurti.

Kurti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e parashikimeve të sakta mbi rritjen e popullsisë, migracionin dhe sfidat demografike.

“Regjistrimi na jep mjetet për të bërë parashikime shumë të sakta mbi rritjen e popullsisë, migracionin dhe sfidat që lidhen me ndryshimet demografike. Këto parashikime janë të domosdoshme, për të ndërmarrë masa paraprake dhe për ti minimizuar rreziqet”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika