Kurti rendit 22 vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka listuar të gjitha vendimet që janë marrë në mbledhjen e 140-të të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, ka renditur 22 vendimet e marra.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në prag të shënimit të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovës, Qeveria ka iniciuar  aderimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

“Ndamë 600 mijë euro për financimin e monitorimit elektronik. Një mënyrë efektive e trajtimit të rasteve penale, e në veçanti e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje”, ka shkruar ai.

Ndërsa, me qëllim tejkalimin e krizës energjetike, Kurti ka thënë se Qeveria ka ndarë 9 milionë euro. Dhe se për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë kanë ndarë 10 milionë euro.

Më tej, Kurti ka shkruar se janë ndarë 3 milionë euro për të mbështetur punësimin e njerëzve nga komunitetet joshumicë.

“Për mbështetje të mërgatës, të punësimit të grave dhe likuiditetit familjar ndamë 243 mijë euro. Aprovuam ndryshimin e publikimit të akteve nënligjore, për të lehtësuar qasjen e personave të verbër në Gazetën Zyrtare”, ka shkruar tutje ai.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka thënë se tashmë kanë emëruar Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Miratuam nismën për marrëveshjen plotësuese për ‘Programin e Ujërave të Zeza të Kosovës II’ me vlerë të grantit prej 13.2 milionë eurosh. Ndamë 157 mijë euro për projektin me Bankën Botërore për përmirësimin e sistemit të qeverisjes digjitale”, ka njoftuar Kurti.

Ndërkaq, sipas tij, në mbledhjen e 140-të janë ndarë edhe 15 mijë euro për organizimin e Forumit Ekonomik të Vjenës në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika