Kurti: Republika e Estonisë, mike dhe partnere strategjike për Kosovën

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij zyrtare në Estoni ka theksuar se Kosova dhe Estonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe si dhe një të kaluar të ngjashme historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përgjatë vizitës zyrtare në Estoni është pritur nga homologia e tij, Kaja Kallas.

Kurti në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Estonisë, Kallas ka thënë se Republika e Estonisë është mike dhe partnere strategjike për Kosovën.

“Ne ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës vlerëson mbështetjen e Republikës së Estonisë për liberalizimin e vizave si dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Më lejoni të shpreh edhe një herë vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë përgjatë fazave tona të shtetndërtimit, veçanërisht në avancimin e Kosovës drejt integrimit në BE”.

Ai ka thënë se integrimin në BE dhe NATO e konsideron si një proces të natyrshëm që bazohet në orientimin strategjik të Kosovës.

“Ne synojmë të fillojmë procesin e aplikimit për statusin e vendit kandidat dhe mbështetja e Estonisë në këtë drejtim do të vlerësohet shumë”.

Sipas tij, Kosova dhe Estonia, kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe si dhe një të kaluar të ngjashme historike dhe për këtë siç është shprehur Kurti, Republika e Kosovës e merr seriozisht modelin estonez në shumë aspekte të shtetndërtimit, veçanërisht në lidhje me kapacitetet institucionale në reformën e administratës publike.

“Me kryeministren Kallas fola për progresin e Kosovës në një vit e gjysmë që po qeverisim dhe rezultatet që kemi arritur në zhvillimin e ekonomisë, por edhe në përmirësimin e të gjithë treguesve të demokracisë. Ne kemi treguar se demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krahas njëra-tjetrës. Sepse ka disa fuqi autokratike dhe superfuqi që duan të tregojnë se zhvillimi nuk ka nevojë për demokraci, por në fakt ka nevojë”.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se potenciali ekonomik, kapitali njerëzor i arsimuar, popullata e re dhe e talentuar, klima e favorshme e biznesit dhe pozita e favorshme gjeostrategjike e bëjnë Kosovën një vend shumë tërheqës për investime të huaja direkte.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika