Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte se Serbia, se me ndihmën e Rusisë, Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt në Kosovë.
Në një postim në platformën X, Kurti tha se ndërhyrjet e huaja në procese zgjedhore janë një praktikë e përhapur, e cila rrezikon parimet demokratike në mbarë Evropën.
“Kënaqësi të mirëprisja Mark Rutten të kthehet në Prishtinë, vizita e tij e parë në rolin e tij aktual në krye të Aleancës. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, ka shkruar Kurti në X.