Kurti: S’do të ketë pengesa ditën e zgjedhjeve, Serbia tenton frikësimin e serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e parapara në katër komunat veriore nuk do të shtyhen, dhe se sipas tij nuk pritet të ketë ndonjë incident që do ta pengonte mbarëvajtjen e tyre.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët e katër komunave, pa dallim, që të dalin e votojnë dhe të mos i dëgjojnë kërcënimet që vijnë nga Serbia.

“Kosova, nuk është vetëm e shqiptarëve, unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve, në Kosovë, njëmend jemi 93% shqiptarë, por i kemi 7% pakica, dhe në Kosovë nuk jemi të gjithë shqiptarë, janë 4% serbë, por nuk janë vetëm serbë, ka edhe boshnjakë, turq, ashkali, egjiptianë, romë e goran. I ftoj të gjithë ata që kanë të drejt vota të dalin të votojnë, e di që kjo qëndron në kontrast, nga thirrja që vjen nga kryeqyteti i fqinjit tonë verior. Nuk kemi informacione që do të na bënin të mendojmë, se po përgatiten pengesa të këtij procesi, përveç frikësimit mediatik që vjen nga Beogradi”, ka thënë ai.

Sipas tij, mediat e Serbisë të afërta me pushtetin atje po bëjnë propagandë që serbët të mos dalin në zgjedhje.

“Ne kemi shkëmbyer të dhënat dhe analizat me njëri-tjetrin, OSBE është për bashkëpunim dhe siguri, nuk kemi arsye të besojmë që do të ketë pengesa ditën e diel. Më vjen keq që qytetarët serbë të Kosovës, janë nënshtruar një propagande të egër të mediave të Beogradit, të cilat janë të afërta me pushtetin atje, që të mos tregohen konstruktivë, dhe të mos e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar”, ka thënë ai.

Kurti u shpreh se ai tash është në fushatë zgjedhore, për shkak se katër kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kandiduar për kryetarë të komunave.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika