Kurti: S’do të ketë zbrazje të Kosovës as pas një janarit, ata shkojnë për t’u kthyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë zbrazje të Kosovës as pas një janarit, kur qytetarët e Kosovës do të lejohen të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Ata shkojnë për t’u kthyer, tha Kurti

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa u është përgjigjur pyetjeve parlamentare gjatë seancës ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2024, ka thënë se nuk do të ketë zbrazje të Kosovës as pas një janarit, kur qytetarët e Kosovës do të lejohen të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, ata që do të shkojnë pa viza në zonën Shengen, do të duhet të kthehen.

Megjithatë, ai thotë se mund të ketë emigrim, por jo zbrazje.

“Nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen, duhet të kthehen”, tha Kurti.

“Ata nuk shkojnë sikurse në vitet e 90-ta kur kemi qenë të okupuar për azil politik ose azil ekonomik, ata shkojnë për t’u kthyer”, shtoi Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka shtua se si zotim kryesor si qeveri e kanë pasur punësimin dhe drejtësinë.

“Për më pak se 3 vjet ka më shumë se 16% rritje të punësimit. Sa i përket drejtësisë është e vërtetë që aty kemi edhe më tutje pengesa, ndonëse sundimi i ligjit e sidomos luftimi i krimit e korrupsionit është vërtetuar edhe nga organizata prestigjioze që Kosova qëndron më së miri në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika