Kurti: Së shpejti platforma, e-Kosova me shërbime të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se platformën e-Kosova e përdorin mbi 916 mijë qytetarë, në të cilën shfrytëzojnë mbi 175 shërbime online.

Kurti përmes një postimi në “X” ka paralajmëruar se së shpejti në këtë platformë do të ofrohen edhe shërbime të tjera të reja.

“E prezantuar vetëm tre vjet më parë gjatë pandemisë Covid-19 për të lehtësuar procesin e vaksinimit, platforma e-Kosova tani ofron mbi 175 shërbime online. Mbi 916 mijë përdorues të regjistruar, nga të cilët 50.7% janë gra, kanë akses në shërbimet shëndetësore dhe familjare dhe mund të përdorin platformën për të aplikuar për grante dhe ndihma, si dhe për të paguar taksat dhe shërbimet komunale, me shumë shërbime të tjera që do të prezantohen së shpejti”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij e-Kosova është shembulli më i mirë se ka mundësi edhe në situata të vështira dhe sipas tij është dëshmi e vizionit të Qeverisë për t’i kthyer situatat e tilla në ndryshime pozitive.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika