Kurti: Serbët në Kosovë po sulmohen nga Beogradi

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për integrim të serbëve në Kosovë, dhe se synon ta minojë Kosovën demokratike, gjersa ka shtuar se "Serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga Beogradi, i cili ua djeg veturat e shtëpitë , asnjë serb nuk beson se djegia ka ndodhur prej shqiptarëve"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën në veri, ka thënë se serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga Beogradi.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se Serbia nuk është duke punuar për të mirën e serbëve në Kosovë.

“Serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga Beograd,i i cili ua djeg veturat e shtëpitë , asnjë serb nuk beson se djegia ka ndodhur prej shqiptarëve”.

Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar për integrim të serbëve në Kosovë, dhe se synon ta minojë Kosovën demokratike.

“Serbia në vazhdimësi po tregon se nuk është e interesuar për integrim të serbëve në Kosovë dhe se synon ta minojë Kosovën tonë demokratike. Kosova do të angazhohet për drejtësi, ligj dhe kushtetueshmëri, nuk do të shantazhohet nga organizimet kriminale kushdoqofshin dhe nga kushdo që organizohen ato”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, vetëm një pakicë e serbëve insiston në targat ilegale.

“Pjesa dërrmuese veturave të Serbisë që kalojnë në pikëkalimet kufitare nuk janë me targa ilegale. Në tremujorin e tretë të vitit 2022, nga gjithsej 75 mijë vetura të Serbisë që kanë kaluar në pikëkalimet kufitare, vetëm 6300, apo 8.5 për qind kanë qenë ilegale”, ka vijuar tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Serbia qartazi është e interesuar për të sabotuar dialogun dhe cfarëdo marrëveshje, është në koordinim me grupet ilegale serbe.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika