Kurti: Serbia dëshiroi destabilizimin e Kosovës, duhet të përgatitemi për përpjekje të ardhshme të saj

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se Serbia me sulmin terrorist të 24 shtatorit ka dëshiruar të destabilizojë Kosovën por sipas tij, ka dështuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia me sulmin terrorist të 24 shtatorit ka dashur të destabilizojë Kosovën.

Në një intervistë për SkyNews, kreu i ekzekutivit ka thënë se ky akt agresioni paraqet cenim të sigurisë kombëtare.

“Ata donin të fillonin një luftë të re sepse donin të destabilizonin Kosovën. Ky akt agresioni paraqet cenim të integritetit tonë territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë kombëtare”, ka thënë Kurti.

Kurti është shprehur se grupi terrorist serb provoi të destabilizojë vendin por dështoi.

Në të njëjtën kohë ai ka thënë se se duhet të jemi të përgatitur për përpjekje të ngjashme edhe në të ardhmen nga ana e Serbisë, të cilat sipas tij të njëjtat duhet të dështojnë përsëri.

“Ata u përpoqën të destabilizojnë vendin tonë dhe dështuan, a do të provojnë përsëri? Nuk mund të them me siguri, por qëllimet e tyre politike, mosnjohja e tyre e vendit tonë dhe mospërballja e tyre me krimet e kryera në të kaluarën nuk po ndryshojnë, kështu që mendoj se ne më mirë është të jemi të përgatitur për përpjekje të ngjashme në të ardhmen, të cilat duhet të tregojmë se do të dështojnë përsëri”, ka thënë tutje kryeministri Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika