Kurti: Serbia dëshiron ta rikthejë luftën që e humbi 23 vjet më parë

Më shumë vigjilencë e gatishmëri është kërkuar nga institucionet e Kosovës, pas situatës së krijuar në veri të vendit. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, është diskutuar për tensionet e krijuara në veri dhe për kërcënimet e Serbisë, për rikthim të ushtrisë serbe në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti e ministri i Punëve të Brendshme, thanë se liderët e Serbisë, janë duke ndjekur rrugën e Millosheviqit, dhe se qeveria e Kosovës është e interesuar për dialog me qytetarët serb





Kërcënimet e vazhdueshme të liderëve të Serbisë, për rikthimin e ushtrisë në Kosovë, e situata e tensionuar në veri, ka bërë që edhe njëherë të mblidhet Këshilli i Sigurisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas mbledhjes thanë se Serbia, dëshiron ta destabilizojë gjithë rajonin dhe se shteti serb po dëshiron luftën që e humbi rreth dy dekada më parë.

“Beogradi zyrtarë sot po flet dhe sillet si para 23 viteve dhe madje udhëhiqet nga një kastë e njëjtë politikanësh me në krye ish-ministrin e informatave të Millosheviqit dhe ish zëdhënësin e partisë së Millosheviqit. Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë , pra në esencë kërkon të vazhdojë luftën, luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi aso kohe në 1999, andaj edhe mohimi i shtetit dhe pavarësisë tonë nga ana e Serbisë, përbën kërcënim të vazhdueshëm jo vetëm për shtetin tonë por edhe për ekzistencën tonë”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti, tha se qeveria është e interesuar për dialog me serbët, por që Serbia përmes grupeve kriminale, po i kërcënon dhe po i mban peng qytetarët serb. Sipas, kryeministrit, ekzekutivi kosovar asnjëherë nuk ka hequr dorë, në asnjë nga vendimet që ka marr, por vetëm i ka shtyre për të mirën e të gjithë.

“Për shkak të brishtësisë së situatës dhe partnerët tanë kemi toleruar shtyrje disa herë të vendimeve të zbatimeve tona, por çdo shtyrje ju kalon afati. Ne nuk kemi hequr dorë nga vendimet, paligjshmëria nuk do tolerohet e as durohet në vendin tonë”, shtoi kreu i ekzekutivit.

Për heqjen e barrikadave që janë vendosur një ditë më parë, në afërsi të dy pika kalimeve kufitare, Kurti tha se janë në pritje që KFOR, të reagojë, derisa përmendi edhe Milan Radojqiqin e Zvonko Veselinoviqin, që sipas tij kanë ndihmuar në krijimin e qeverive në të kaluarën.

Për situatën e krijuar pas tensioneve, foli ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla, e i cili tha se në rast se nuk largohen barrikadat, atëherë do të veprojë Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka kapacitetet e duhura që barrikadat të hiqen. Ajo bënë planet e saj operative dhe në momentin që ata e vlerësojnë të duhur, nëse barrikadat nuk hiqen ata do t’i marrin veprimet e duhura. Mos të harroj të them se gjithë kjo është duke ndodhur në bashkëpunim me partnerët tanë, KFOR-in e EULEX-in dhe shtetet e QUINT-it dhe shumë shpejt do të mbërrijmë në situatën ku nuk do të ketë barrikada”, ka thënë ministri Sveçla.

Svecla tregoi se si shkak i bllokimit të rrugëve, janë mbyllur pika kufitare në Jarinje e Bërnjak.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe shkëmbime zjarri mes qytetarëve serb e zyrtarëve të policisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika