Kurti: Serbia duhet të përgjigjet për krimet e saja

Përgjatë fjalimit të tij në Bllacë, Kurti ka treguar detyrat që Qeveria e Kosovës është duke punuar lidhur me adresimet e së kaluarës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Për dallim nga partitë opozitare, Kurti mori pjesë në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze në Bllacë të Hanit të Elezit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se aktualisht, janë duke punuar fort në adresimin institucional të së kaluarës, e njëherësh, bërjen e Serbisë përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë.

“Jemi duke punuar fort në adresimin institucional të së kaluarës, si dhe bërjen përgjegjëse të Serbisë për krimet e saj të kryera në Kosovë mbi ne”, ka thënë Kurti, gjersa ka theksuar se në data si kjo e sotmja, duhet shënuar përpjekje të reja dhe kërkesë më të lartë në integrimin evropian e euroatlantik.

Sipas tij, 23 vjet më parë në Bllacë, qindra e mijëra shqiptarë kaluan ditë e net duke shpresuar se shpëtimi i tyre gjendej përtej kufijve.

“23 vite rrugëtim për të arritur lirinë që e kemi ëndërruar gjithmonë, 23 vite kur aeroplanëve të NATO-së mbi Kosovë iu është bashkangjitur këmbësoria e NATO-s në Kosovë, teksa largonte forcat e Serbisë dhe takonte ushtarët e UÇK-së dhe refugjatët civilë, e kjo e fundit është aq shumë e dhimbshme saqë ndjenjë e papërshkrueshme për shumë prej nesh që jetojmë sot. Këtu pikërisht në Bllacë, në vendin ku qindra mijëra shqiptarë ku kanë kaluar ditë dhe natë të tëra nëpër tenda në baltë, diell dhe shi duke shpresuar që shpëtimi gjendet përtej kufijve. Qindra mijëra bashkatdhetarë kanë kaluar net të tëra pa gjumë, pikërisht në këtë pjesë të zemëruar dhe të indinjuar për dëbimin e tyre të dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe të rraskapitur e të dërmuar nga ndjenja e lodhjes fizike dhe shpirtërore,” ka thënë Kurti.

 

Osmani në Bllacë: Liberalizimi duhet të ndodhë

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika