Kurti: Serbia e do me ngulm Asociacionin mbi baza etnike por jo serbët e Kosovës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti teksa ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në rastin e 16 vjetorit të vrasjes së tyre ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në rastin e 16 vjetorit të vrasjes ka thënë se përkushtimi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) paguhet edhe me jetë.

“Përkushtimi ndaj VV-së paguhet edhe me jetë, por edhe jeta që ja vlen është ajo me VV. Rruga jonë është e vështirë sepse është rrugë përpjetë, por është e drejtë me VV-në”, ka deklaruar Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se edhe atëherë edhe tash kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme gjithandej nëse ja kanë vlejtur komunat mbi baza entike prandaj sipas tij Beogradi po kërkon me ngulm formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme gjithandej nëse ja kanë vlejtur komunat mbi baza entike prandaj Beogradi kërkon me kaq nervozë asociacionin, kështu si zajednicë komunash ka nisur edhe republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës por këtë e do Serbia”, ka vijuar Kurti.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për më shumë demokraci, që siç është shprehur ai kjo po lind me qeverisjen Kurti.

“Serbia dëshiron të bëjë 10 komuna bashkë dhe të udhëheqin me një president dhe me atë të shkelin ministrin nga komuniteti serb në Qeverinë tonë”, ka thënë ai.

Ndryshe, 16 vjet më parë, më 10 shkurt 2007, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte mbajtur protesta kundër Planit të Ahtisaarit, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas kishin vrarë me plumba gome 2 protestuesit, Mon Balajn e Arben Xheladinin dhe kishin lënë mbi 80 të plagosur.

16 vjet nga protesta e VV-së, në të cilën u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika