Kurti: Serbia është shtet mafioz, mungesa e sanksioneve e ka trimëruar atë

"Po të kishte sanksione ndaj Beogradit kur u rrëmbyen tre policët tanë ose kur u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku sot nuk do ishim në këtë gjendje. Mungesa e sanksioneve e ka trimëruar Serbinë", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mungesa e sanksioneve nga faktori ndërkombëtar përkrah Serbisë e ka trimëruar agresivitetin e saj.

Kurti ka përmendur ndalimin e policëve të Kosovës dhe të qytetarëve të tjerë në pikat kufitare me Serbinë, si veprime “të një shteti mafioz” si Serbia.

“Po të kishte sanksione ndaj Beogradit kur u rrëmbyen tre policët tanë ose kur u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku sot nuk do ishim në këtë gjendje. Mungesa e sanksioneve e ka trimëruar Serbinë dhe uroj që ky trimërim i agresivitetit që vjen si pasojë e një nervoze të padurueshme të brendshme të saj që rezulton nga sukseset e shtetit tonë, të paraqet një etapë të re në të cilin do të kuptohet që Kosova është shtet demokratik, respekton të drejtat e qytetarëve, ndërsa Serbia është praktikisht shtet mafioz”, ka deklaruar Kurti.

“Besoj që zyrtarët e Brukselit do ta kenë parë konferencën e presidentit Vuçiq në kazermën ushtarake në Beograd, të shtunën që shkoi pikërisht kur u bën 10 muaj nga rrëmbimi i policëve tanë si dhe në ditëlindjen e repartit “Kobra”, repart që i kishte rrëmbyer policët tanë. Shtet mafioz, ku kryemafiozi ëshë njeriu më publik atje, është presidenti”, ka vijuar Kurti.

Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të Dejan Jankoviqit, thotë se Serbia kërkon tensione

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika