Kurti: Serbia nuk nënshkroi sepse e di që marrëveshja sjell njohje de facto ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ripërsëritur mendimin e tij se plani evropian e ka në vete njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.

Ai, në një intervistë për mediumin publik, RTK, ka thënë se brenda marrëveshjes ka nocione universale, siç janë pavarësia, vetëvendosja, sovraniteti e integriteti territorial.

Kurti ka thënë se megjithatë kjo marrëveshja nuk ka qenë aq e “shkëlqyer” për Kosovën, por që sipas tij, i hap rrugët për të ecur përpara.

Ai theksoi se një nga arsyet se pse Serbia nuk e nënshkroi marrëveshjen, është se brenda saj ekziston njohja de facto e shtetësisë së Kosovës.

“Sa më aktiv që bëhesha e kreativ, e propozime që jepja, aq më shumë ngjallej rezistenca e palës tjetër që u kurorëzua me mosnënshkrim, sepse edhe ata e dinë sikur unë që e di se është njohje de facto”, ka thënë ai.

Kurti tha se përveç konstruktivitetit të treguar në dialog, ka qenë edhe kreativ, dhe se vazhdimisht ka propozuar zgjidhje apo modele të reja.

“Unë kam qenë gjithmonë konstruktiv, mund të mos vërehet me kohë. I lexoj mirë tekstet, kur shoh që ka nocione universale, sikurse ta zëmë ky i BE-së, ku e ke brenda, pavarësia, vetëvendosja, sovraniteti, integriteti territorial, palët kontraktuese, barazia e palëve, natyrisht se jam konstruktiv. I mbroj interesat e Kosovës, gjithmonë kërkoj më shumë se është ofruar, sepse besoj që na takon më shumë”, ka thënë Kurti.

“Mirëpo duke vlerësuar konceptet universale që janë të drejta dhe të mira, duke parë që mund të ecim përpara, unë kam pranuar ta nënshkruaj këtë. Me këtë rast është shpërfaqur destruktiviteti i Serbisë. Unë nuk kam qenë vetëm i përkushtuar dhe konstruktiv, sepse këto përmenden më së shpeshti, unë në fakt kam qenë shumë kreativ. Jam e vetmja palë që ka propozuar vazhdimisht zgjidhje, modele”, ka vijuar ai.

Kurti tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, të cilët, sipas tij, refuzojnë ta pranojnë e zbatojnë marrëveshjen e fundit që u arrit në Ohër.

“Ndonëse nuk ka nënshkrim, ne kemi marrëveshje, sepse ndërmjetësi BE që është projekti kryesor i paqes, ekonomisë dhe i politikës prosperuese, që nga lufta e dytë botërore e ka konstatuar një gjë të tillë. 27 shtetet e BE-së, në mbledhjen e tyre më 9 shkurt, e kanë pranuar këtë. Kemi marrëveshje, është gjë tjetër që pala serbe refuzon ta nënshkruajë, sepse siç e zbuloi ajo vetë, ajo nuk dëshiron ta zbatojë”, tha Kurti.

“Mosnënshkrimi nuk lidhet me mospasjen e marrëveshjes, por me mungesën e vullnetit të tyre për ta zbatuar. Tashmë kanë dhënë fakte se po bëjnë shkelje të marrëveshjes, nuk jam unë ai që duhet të merrem me këtë, pres nga BE, faktorë të ndërkombëtarë, ShBA, që sjelljen destruktive të Serbisë ta gjykojnë, dënojnë dhe në këtë propozim që e kemi pranuar, le ta përdorin për të ecur përpara”, vijoi ai.

Kurti tha se para 10 dhe tetë viteve, Serbia kishte pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, kurse tash refuzon për shkak se sipas tij marrëveshja sjell njohje de facto për Kosovën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika