Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

Në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë, kreu i ekzekutivit Albin Kurti thotë se Serbia është gjithnjë e më larg vlerave dhe integrimit evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia me veprimet e fillimvitit, duke përfshirë arrestimin e qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanëve serbë që mendojnë ndryshe, po vazhdon rrugëtimin drejt metodave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë, kreu i ekzekutivit thotë se Serbia është gjithnjë e më larg vlerave dhe integrimit evropian.

“Serbia nuk është rrezik vetëm për Ballkanin, por edhe për qytetarët e saj. Është rasti me liderin opozitar serb Nikola Sanduloviq. Shteti serb, përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe. Mënyrat dhe sjelljet jodemokratike pasqyrojnë atë që ndodh në Serbi. Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike mes Serbisë dhe Kosovës. Ata janë gjithnjë më e larg vlerave të BE-së dhe të integrimit evropian dhe euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak”, ka thënë Kurti.

Ai potencoi se derisa angazhohen çdo ditë që masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës t’iu vie fundi, shprehet i lumtur që në këtë fillim vit i erdhi fundi masës më të padrejtë e më të gjatë që BE-ja kishte mbi qytetarët e Kosovës, regjimin e vizave.

“Ai regjim përkundër urimeve e festave, premtimeve e kompromiseve, megjithatë i përshkoi të gjitha qeveritë pararendëse. Përfundimit të kësaj epoke duhet t’i gëzohemi të gjithë. Fitoret, sukseset dhe arritjet e këtij muaji se pari janë të shtetit të Kosovës nga të cilët përfitojnë qytetarët para se gjithash e që në fakt janë më meritorët. Le të ecim përpara me dispononimin dhe optimizimin e muajit janar, me angazhimin e vendosmërinë e këtyre tri viteve të qeverisjes sonë të mirë e demokratike”, tha tutje ai.

Kurti ka theksuar se ndonëse është viti i ri për nga kalendari, megjithatë ky vit sjellë edhe më shumë punë që presin përpara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika