Kurti sërish i quan masat e BE-së “të përkohshme” e “të padrejta”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sërish i ka quajtur masat e paralajmëruara të BE-së ndaj Kosovës "të përkohshme" e " të padrejta"

FOTO:EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish i ka quajtur të përkohshme masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i vlerësuar njëherësh këto masa si të padrejta.

Kurti me këtë rast ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohen, duke përmendur anulimin e vizitave.

“Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe janë zbatuar. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që t’i kalojmë ato kredi e grande në vlerë prej 149 milionë euro që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë”, tha kreu i ekzekutivit, shkruan RTK.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

“Deri më sot janë identifikuar 45 persona. Është identifikim i saktë që ata kanë marrë pjesë në sulme dhune ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë”, tha Kurti duke treguar opinioni veçse e ka parë se çfarë armatimi u konfiskua më 23 qershor.

Qytetarët serbë, siç tha ai, janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji.

“Kemi parë numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste. Nëse nuk do t’i shpallnim, do të bënim shkelje dhe dëm”, tha ai.

Ai ka thënë se me BE është në kontakt të përditshëm.

“Dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak. Jam interesuar edhe për deskalim, edhe për normalizim, që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha Kurti.

Ndryshe, të hënën, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka inauguruar fillimin e punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në vendin e njohur si “Qeshmja te Kulina”.

Gjatë inaugurimit të punimeve, Kurti është shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ndërkaq, tensionet në veri nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika