Kurti shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën nga sulmi në Hamburg

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në sulmin në Hamburg të Gjermanisë.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Qeverisë e ka dënuar këtë akt të dhunës teksa e ka quajtur të “pakuptimtë”.

“Thellë i pikëlluar me lajmet pas të shtënave të djeshme në sallën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg që mori disa jetë. E dënojmë këtë akt të pakuptimtë të dhunës dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurve të viktimave”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, një person të enjten mbrëma vrau katër burra dhe dy gra të moshës 33 deri në 60 vjeç dhe një fetus femër shtatëmuajshe gjatë sulmit që nisi rreth orës 21:00 të së  i cili ka lënë gjithashtu tetë të plagosur, prej të cilëve katër në gjendje të rëndë, raportoi The Guardian.

Personi i armatosur vrau më pas veten me armën e tij, ndërsa oficerët e policisë kërkuan ta shtynin të dorëzohej, pasi e ndoqën deri në katin e parë të ndërtesës trekatëshe, pranë qendrës së qytetit të Hamburgut.

Foshnja e palindur në mesin e shtatë të vrarëve nga sulmi në Hamburg

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika