Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë me 51 të vdekur në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve, liderëve dhe qeverisë si dhe gjithë vendit.
Po ashtu, ai u ka uruar shërim të lënduarve.
“Jam thellësisht i pikëlluar të kuptojë për humbjen e 51 jetëve në Kocan të Maqedonisë së Veriut, si rezultat i shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, liderëve dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë vendit gjatë kësaj kohe zie. I uroj shërim të shpejt dhe të plotë të lënduarve”, ka shkruar ai.