Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Nazmi Mikullovcit

Të premten, më 3 mars, ka ndërruar jetë Nazmi Mikullovci, kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Mikullovci, miqve dhe bashkëpunëtorëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Nazmi Mikullovci në kohën kur ishte kryesuesi i Bordit të AKP-së, foto 19 janar 2022.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-drejtorit të ndërmarrjes Trepça dhe ekspertit të minierave, Nazmi Mikullovci.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se emri i tashmë të ndjerit Mikullovci, mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

“Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po ashtu, ai ka thënë se të gjithë e njohin atë si drejtor të Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit.

“Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi”, ka shkruar tutje Kurti.

Ai ka thënë se për të ka qenë më shumë se një bashkëpunëtor në më shumë se një dekadë, duke e quajtur edhe mentor të dijes për Kosovën dhe ekonominë e saj.

I ndjeri së fundmi ishte pjesë e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ndërsa veprimtarin e tij politike e kishte vazhduar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mikullovci nga viti 1965 gjer më 1990 ka punuar në Trepçë, nga ku është larguar gjatë kohës së masave të dhunshme.

Në vitin 1991 kishte themeluar shtypshkronjën e parë në Kosovë, e cila posedonte makina Flexo Print dhe udhëhoqi kompaninë deri në vitin 1999.

Pas çlirimit, më saktë nga viti 2001 gjer më vitin 2008, ka qenë në pozitën e Drejtuesit në Trepçë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika