Kurti shpreh ngushëllime për vrasjen e trefishtë në Lipjan: I trishtuar pamasë

Kryeministri Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi brenda familjes në Rufc të Lipjanit gjatë kësaj të premteje. Përmes një postimi kreu i ekzekutivit është shprehur i trishtuar për rastin

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi brenda familjes në Rufc të Lipjanit.

Kurti është shprehur i trishtuar për këtë vrasje që ndodhi brenda familjes.

Ai ka thënë se tronditje të tilla “lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh”.

“Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Kurti.

Gjatë kësaj të premteje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur tre persona të vdekur.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkaq, Dukagjini mëson se vrasja e trefishtë ka ndodhur brenda një familje. Siç mësohet i dyshuari pas vrasjes së dy familjarëve, ka kryerë vetëvrasje.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika