Kurti shprehet falënderues dhe shumë i lumtur për mikpritjen “kaq dashamirëse” nga Papa Françeskun në Vatikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ftuar Papa Françeskun ta vizitojë Kosovën

Pope Francis meets with Kosovo's Prime Minister Albin Kurti at the Vatican, June 22, 2023. Vatican Media/­Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Papa Françesku në Vatikan. Ndërsa, kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit Kurti në Vatikan dhe takimi i parë i tij me Papa Françeskun.

“Në këtë takim të përzemërt, në mëngjesin e ditës më të gjatë të vitit, siç veçoi kryeministri në takim, ai u shpreh falënderues dhe shumë i lumtur për mikpritjen kaq dashamirëse”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë së Kosovës.

Kurti bisedoi me Papën për rininë e vendit, figurën e Nënë Terezës, trashëgiminë dhe bashkëjetesën multifetare në Kosovë.

“Ai tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim. Me Papa Françeskun, biseduan për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë. Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit, dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme, duke theksuar faktin që jemi qeveria e parë që po ndanë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, si politikë mbështetëse për ta”, thuhet në komunikatën e tyre.

Më tej, sipas komunikatës thuhet se e ka ftuar Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejtë dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që kishte së fundmi.

“Ata u pajtuan se duhet që përherë të jemi pranë e me popullin i cili ka nevojë për dashuri dhe drejtësi”, përfundon komunikata e ZKM-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika