Kurti shprehet i bindur se VV do të kthehet në qeverisje të Prizrenit

Gjatë takimit që Kurti pati me të rinjtë në Prizren, kreu i ekzekutivit është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje, do të kthehet në qeverisje të kësaj komune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje, do të kthehet në qeverisje të komunës së Prizrenit.

Në një komunikatë për media nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se kjo parti pati 300 anëtarësime të reja.

Gjatë takimit që Kurti pati me të rinjtë në këtë qytet, kreu i ekzekutivit ka përmendur rrugën Prizren – Tetovë e hekurudhën që e lidhë Prizrenin me Gjakovën e Shkodrën si dy projekte që do të ndihmojnë zhvillimit ekonomik të Prizrenit.

“300 anëtarësime të reja në Prizren!  Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, tha Kryeministri, njëherazi Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, në takimin e mbajtur dje me qindra anëtarë të rinj që i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren”.

“Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, tha Kryeministri, i cili kujtoi spitalin e këtij qyteti dhe Universitetin “Ukshin Hoti” që në këto tre vite janë transformuar”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti ka thënë se në Prizren patën një shkëputje të shkurtër por sipas tij po kthehen dhe këtë ai thotë se e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin që ai përfaqëson.

“Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika