Kurti shprehet i tronditur, dënon sulmin në Teksas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa është shprehur i tronditur e ka dënuar sulmin në Teksas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga sulmi në Teksas, të mërkurën e 25 majit, ku mbetën të vrarë të paktën 21 persona.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i pari i ekzekutivit teksa e ka dënuar sulmin, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Lidhur me këtë sulm, kishte reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka shprehur dhimbjen e saj, duke thënë se lutjet tona janë me familjet e të gjithë atyre që u vranë padrejtësisht.

“E shkatërruar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Lutjet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe pikëllimin me miqtë tanë në këtë kohë” është shprehur Osmani përmes postimit.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se “është i trishtuar dhe lodhur” duke iu përgjigjur rasteve të të shtënave në masë, duke bërë thirrje për kontroll mbi armët.

“Sa fëmijë të vegjël që panë atë ndodhi – që shohin shokët e tyre duke vdekur, sikur në një fushëbetejë, për hir të Zotit. Ata do të jetojnë gjithë jetën me këtë kujtim”, ka thënë Bideni.

Ai urdhëroi uljen e flamujve në gjysmështizë në nderim të viktimave.

Për nder të viktimave në Teksas, Ambasada amerikane në Prishtinë ngreh në gjysmështizë flamurin.

Rasti ka ndodhur në Uvalde, në jug-perëndim të shtetit, ditën e martë të 24 majit.

Autori i armatosur nga Uvalde, ka qëlluar dhe ka vrarë në mënyrë të pakuptueshme 21 persona, pastaj edhe 18-vjeçari u vra nga oficerët kundërpërgjegjës, ka thënë Abott.

Spitali përkujtimor në Uvalde ka bërë të ditur se janë pritur 13 fëmijë me ambulancë për trajtim, ata kanë bërë të ditur se dy studentë vdiqën, ndërsa në një spital tjetër, në Spitalin Universitar, një grua 66-vjeçare ishte në gjendje të keqe.

Ky sulm erdhi disa ditë pas sulmit në një supermarket në Buffalo të Neë York-ut, ku ishin vrarë rreth 10 persona.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika