Kurti: Shqiptarët në Serbi duhet të kenë vëmendjen e njëjtë si serbët në Kosovë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjersa ka treguar për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, ka thënë se komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë.

Ai në një postim në platformën “X”, të quajtur më parë Twitter, ka shkruar për shkeljet e të drejtave që po u bëhen shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe Bujanoc nga ana e Serbisë.

Kurti ka thënë se 6 mijë shqiptarë janë larguar ilegalisht nga listat e votuesve dhe nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Ne nuk mund të diskriminojmë në respekt. Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është premisa për të drejtat e minoriteteve – se etniteti nuk mund dhe nuk duhet të determinojë vlerën tuaj në një shtet. 6000 shqiptarë etnikë (siç është raportuar nga Dr. Flora Ferati_Sachsenmaier) janë larguar ilegalisht nga listat e votuesve dhe nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët në shkollë”, ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se “as qyteti i Preshevës e as Bujanoci në Serbi – popullata e të cilave është mbi 70 për qind shqiptarë – nuk kanë spital”.

Dhe sipas tij, banorët janë të detyruar të shkojnë në qytetin fqinj, Vranjë, ku nga 700 të punësuar, nuk është asnjë shqiptar.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka treguar se në një konkurs së fundi për mjek “10 persona aplikuan, nëntë shqiptarë e një serb dhe u punësua i fundit”.

Ndër të tjera, siç ka thënë ai, kjo është vetëm “një nga shembujt e diskriminimit antishqiptar”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika