Kurti: Siguria, kryefjala e Konferencës në Munih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë në Munih, një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmbledhur takimet e tij me liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, duke ndarë edhe fotografi nga këto takime.

Ai ka theksuar se gjatë tri ditëve të konferencës ka zhvilluar biseda dhe shkëmbime të rëndësishme mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në sigurinë, mbrojtjen dhe ekonominë.

Ai më tej ka përmendur edhe bashkëbisedimet me emisarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, kryetaren e Grupit të Miqësisë Kosovë-Finlandë në parlamentin finlandez, Tytti Tuppurainen dhe Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, Ted Deutch.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika