Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimi po forcohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka theksuar se mes dy shteteve nuk ka mosmarrëveshje

Në hapjen e takimit mes dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë pa mosmarrëveshje.

Ai ka theksuar se vendet janë fqinjë, miq dhe partnerë, duke përmendur lidhjet e forta në tregti dhe biznese që forcohen vazhdimisht.

“Më lejoni të filloj këtë takim duke theksuar një pikë të rëndësishme, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë, të lidhur, jo vetëm përmes tregtisë që është çdo herë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti u shpreh se, që nga takimi i parë ndërqeveritar në shtator të vitit 2021, janë bërë përparime të rëndësishme në fushat e sigurisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mjedisit.

Sidoqoftë, ai theksoi se ka ardhur koha për të avancuar më tej dhe me shpejtësi më të madhe.

 “Që nga takimi ynë i parë në ndërqeveritar në shtator të vitit 2021, kemi bërë përparime në siguri dhe mbrojtje si dhe në arsim, kulturë shëndetësi dhe mjedis, por është koha që të bëjmë edhe më shumë edhe me shpejt. Si fqinj që ndajmë një kufi sigurinë e kemi të ndërlidhur andaj sot më shumë se kurrë bashkëpunimi në çështje të sigurisë është i rëndësishëm, krimi i organizuar edhe ndërhyrjet nga aktorë të këqij përbëjnë kërcënim për vendet tona dhe rajonin. E këto sfida  edhe mund t’i adresojmë bashkë në mënyrë efektive, edhe mund t’i tejkalojmë përmes angazhimit të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e aspiratës së përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për të kontribuar në paqe përmes aleancës NATO.

Kryeministri Kurti ka falënderuar homologun e tij, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kabinetin qeveritar për reformat e rëndësishme të ndërmarra në këtë drejtim.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika