Kurti: Skënderbeu, simbol i denjë i gjallërisë së kombit tonë

Albin Kurti ka theksuar se figura e Skënderbeut, është ikona e identitetit shqiptar dhe simbol i denjë i gjallërisë së kombit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sakrificën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me rastin e ditëlindjes së tij.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se “Skënderbeu është dëshmia jonë historike për tërë botën, se liria është vlera më e rëndësishme e njeriut dhe e popullit”.

“Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është ikona e identitetit shqiptar, simbol i denjë i gjallërisë së kombit tonë dhe i dëshirës sonë për liri”, ka shkruar Kurti.

Shefi i ekzekutivit, ka shkruar se për fat të keq, liria e popujve po rrezikohet sërish në dekadën e dytë të shek XXI, në një kohë kur dukej se aspiratat për paqen dhe begatinë afatgjate të kontinentit po bëheshin realitet.

“Prandaj, kujtesa jonë për Skënderbeun, si mbrojtës së lirisë së popullit të tij dhe i Perëndimit në kushtet e shek. XV është aktuale dhe frymëzon veprimtarinë tonë shtetërore e politike”, ka shtuar Kurti.

May be an image of monument and sky

Ndryshe, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij. Ai identifikohet me luftën e më shumë se një shekulli kundër vërshimit osman për mbrojtjen e tokës, pasurisë e lirisë.

Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.

Ai e kuptoi më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik, nevojën e bashkimit politik, si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfëra, të kërcënuara prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike.

Body Pillow Gjergj Kastrioti Skenderbeu in Tirana, Albania - PIXERS.HK

Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit, e në përgjithësi të opinionit publik evropian, të cilët kanë kërkuar të nxirrnin mësime nga përvoja luftarake e shqiptarëve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika