Kurti: Sllovenia, vend mbështetës i besueshëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë ka thënë se me Slloveninë kanë një të kaluar por dhe një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë ka thënë se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të mira.

“Kemi ngjashmëri në histori, një histori ku Sllovenia qëndroi fort me popullin e Kosovës – duke qenë një mik dhe mbështetës i besueshëm. Dhe ne kemi edhe një të ardhme të përbashkët, një të ardhme brenda familjes evropiane, duke ndarë vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe vullnetit dhe punës së palodhur për prosperitet socio-ekonomik”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se sa i përket marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Slloveninë, “pa dyshim Sllovenia mbetet një partner shumë i rëndësishëm për Kosovën. Gjatë viteve të fundit, shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë kanë treguar trende të rritjes së vazhdueshme”.

“Vitin e kaluar importet nga Sllovenia në Kosovë ishin rreth 177 milionë euro, ndërsa eksportet tona në Slloveni ishin vetëm rreth 10 milionë euro. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, eksportet tona në Slloveni janë rritur, duke arritur në 28 milionë euro, që është një rritje mbresëlënëse prej 180%. Në investimet e huaja direkte kemi parë gjithashtu rritje të jashtëzakonshme nga Sllovenia, nga rreth 6 milionë euro në periudhën janar-tetor 2021 në rreth 26 milionë euro për të njëjtën periudhë në 2022, një normë rritjeje prej 350%”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë.

Tutje kryeministri Kurti ka potencuar se për vitin dhe vitet në vijim shpreson që marrëdhëniet shumë të mira kulturore dhe politike mes dy vendeve do të rriten në terma të fortë, “ashtu si shkëmbimi ynë ekonomik dhe tregtar”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika