Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot do të marrin pjesë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në shënimin e “Ditës së informimit për komunitetet”.
Ngjarja do të mbahet në Vushtrri, nga ora 12:00. Ajo do të mbahet në Sallën e sportit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
“12:00 Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla; ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq etj. (Salla e sportit në Akademi, Vushtrri)” – thuhet në kalendarin e ngjarjeve të EO.