Kurti: S’po rrezikohet gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut, pasi s’ka qenë kurrë gjuhë zyrtare

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ekziston një ligj në Maqedoninë e Veriut që përcakton përdorimin e gjuhëve të tjera në këtë shtet, por që ai ligj nuk është vetëm për gjuhën shqipe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shqetësimet lidhur me cenimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe mundësinë e shfuqizimit të disa neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka theksuar se në këtë shtet nuk ekziston një ligj të veçantë për gjuhën shqipe.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, Kurti ka theksuar se ekziston një ligj për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, por ky ligj është i përgjithshëm dhe përfshin të gjitha gjuhët, dhe jo vetëm shqipen.

Ai gjithashtu ka potencuar se tre dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë dërguar në Komisionin e Venecias dhe që janë ende pa u zbatuar, duke shtuar se tani është në dorë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut që të vlerësojë situatën.

“Së pari me çfarë kam kuptuar unë kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Pasi tri dispozita të ligjit për përdorimin e gjuhëve janë dërguar te Komisioni i Venecias, dhe këto tri dispozita paradoksalisht nuk janë vu në jetë nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe tash i përket Kushtetueses që ta vlerësoj. Por dua ta theksoj një gjë, në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, është shprehur Kurti.

Kurti ka deklaruar se dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, por theksoi se nuk mund të thuhet se shqipja ka qenë ndonjëherë gjuhë zyrtare dhe tani po rrezikohet.

“Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20 për qind por ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe por për përdorimin e  gjuhëve. Duhet të presim për një vendim të drejtë të Kushtetueses atje, i cili nuk bën përjashtime as  diskriminim dhe i cili e respekton shumë gjuhësinë që ekziston në Maqedoninë e Veriut… Por në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtetë, ne dëshirojmë marrëdhënie shumë të mira fqinjësore, pro ka edhe organe tjera të shtetit që i marrin vendimet e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika