Kurti s’tregon kur betohen kryetarët në veri: Duam gjendje normale e stabilitet, jo forcë e dhunë

"Mua më vjen keq që në zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në veri kemi pasur një dalje të ulët të popullsisë, mirëpo zgjedhjet demokratike nuk janë vetëm e drejtë e qytetarëve për të shprehur vullnetin lirshëm ato edhe janë obligim kushtetues dhe ligjor. Mos ta harrojmë që patëm shtyrë, mirëpo nuk kishte kuptim që të shtyheshin edhe një herë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë detaje se kur mund të betohen edhe tre kryetarët e komunave në veri të vendit, duke theksuar se duhet të pritet edhe disa ditë që të shihet nëse ndonjë parti serbe do të bëhet pjesë e qeverisjeve komunale.

Sipas Kurtit, duhet të pritet deri të hënën për këtë çështje, duke shtuar se në atë pjesë synojnë gjende normale e stabilitetit. Por e gjithë kjo sipas tij, nuk duhet të ndodh me forcë e dhunë, por me dashamirësi dhe me politikën që është në shërbim për të gjithëve pa dallim.

Të presim edhe pak ditë, edhe nëse nuk do të kenë përgjigje nga zyrtaë e një partie politike atje do të mund të kenë nga serbët që mund të duan të bëhen zyrtarë. Unë e di që ata nuk janë përgjigjur ende, ta presim të hënën dhe jemi me shpresë që mund të ndryshojë për të mirë, edhe nëse nuk e kemi legjitimit e plotë edhe nëse nuk e kemi gjendjen normale ne duhet ta synojmë këtë, jo me forcë e dhunë, por me dashamirësi dhe me politikën që është në shërbim për të gjithë pa dallim”.

Kurti shprehet se Kosova e do kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, por edhe me partnerët është e interesuar që të ruaj paqen edhe sigurinë.

“Unë u kam thënë, të gjithë kryetarëve në veri që mos funksioni triumfalizëm me pompozitet, por me përkushtim për të gjithë pa dallim. Kryetari Erdne Atiq nuk është kryetar i shqiptarëve apo vetëm i VV, ai edhe në kabinetin e vet do t’i ketë të gjitha komunitete të gjitha religjionet dhe te gjitha subjektet. Unë besoj që gjërat do të shkojnë mirë, shpresoj të vazhdohet edhe me tri komuna e tjera. Duam kushtetuesëmrin dhe ligjshmërinë, por edhe me partnerët duam që ta ruajmë edhe paqen edhe sigurinë, do të bëjmë më të mirën e mundshme në ditët në vijim”, ka thënë Kurti, shkruan EO.

“Drejtoritë në katër komuna nuk bënë të jenë as të vetëm një partie as të vetëm një etnie, katër kryetarët e kanë mbështetjen e Qeverisë, përkatësisht të ministrit Krasniqi, do ta arrijmë që ta arrijmë sado ta përmirësojmë gjendjen”.

“Së pari nuk mund të kemi objekte të blinduara, mirëpo kur e si do të ndodh normalizim edhe ceremonial edhe funskonal kryetarët e zgjedhur do të koordinohen ngushtë më ministrin Krasniqi. Në javën e ardhshme sqarohet kjo gjë”.

Kur foli për Asociacionin tha se marrëveshja duhet të zbatohet në tersi, pa kushte e afate nga askush.

“Ne kemi nevojë për udhërrëfyes të zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit. E natyrisht që pjesë e hapave në këtë zbatim do të jenë edhe nenet 7 dhe 10 të marrëveshjes, por marrëveshja i ka 6 element dhe 11 nene. Pra dakord për gjithëpërfshirje të marrëveshjes, mirëpo jo për kushte a parakushte, jo për ekskluzivitetet të zbatimit dhe jo vonesave në zbatim”.

“Mua më vjen keq që në zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në veri kemi pasur një dalje të ulët të popullsisë, mirëpo zgjedhjet demokratike nuk janë vetëm e drejtë e qytetarëve për të shprehur vullnetin lirshëm ato edhe janë obligim kushtetues dhe ligjor. Mos ta harrojmë që patëm shtyrë, mirëpo nuk kishte kuptim që të shtyheshin edhe një herë. Arkitektura e shtetit të Kosovës e ka të fuqishme komunën, Republika jonë nuk mund ta lë qytetarin pa komunë. Ne nuk mund të lejojmë vakum që do ta dëmtonte Republikën”./EO

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika