Kurti s’u takua me Ramën, Andoni: Ka diçka që nuk shkon tashmë mes dy vendeve tona

Analisti në Shqipëri Ben Andoni ka thënë se ka diçka që nuk shkon tashmë mes dy vendeve tona

Ben Andoni

Kryeministri Kurti refuzoi ftesën e Ramës për të marrë pjesë në takimin joformal, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë, analisti në Shqipëri Ben Andoni, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se mos-prezenca e Kurtit “zuri të gjithë informacionin në Tiranë”, duke nënkuptuar që ky fakt ka marrë më shumë vëmendje.

“Ka diçka që nuk shkon tashmë mes dy vendeve tona, në sensin që të lësh një takim, i cili ishte një takim informal por ishte përgatitor i vendeve të Ballkanit Perëndimor, sa i përket projekteve të së ardhmes brenda Procesit të Berlinit”, ka thënë Andoni.

Sa i përket samitit që do të mbahet në Tiranë, Andoni ka thënë se Tirana është vetëm organizatore dhe në lidhje me gjithçka tjetër merret Bashkimi Evropian (BE).

“Në këtë samit vendet tona duhet të jenë me projekte gati, duhet të jenë vende që paraqesin ide të qarta, dhe mendoj që mungesa e Kosovës zyrtare duket se ka zënë peshën më të madh të së gjithës”, ka shtuar ai.

Andoni ka shtuar se e sheh Kosovën “jashtëzakonisht problematike” në të gjitha çështjet e brendshme, duke theksuar se raportet mes Kurtit dhe Ramës nuk janë normale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk morri pjesë në drekën joformale të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se arsye për mospjesëmarrje është se muaj më parë Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

“Para një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë joformale me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, tha ai.

Ky veprim i kryeministit Kurti u kritikua nga opozitarë e analistë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika