Kurti: Sulmet kibernetike rrezikojnë sigurinë kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Samitin Digjital, ka thënë se siguria kibernetike duhet të sjellë qëndrueshmëri kibernetike të institucioneve, bizneseve e shtetit në përgjithësi karshi sulmeve të ndryshme, dhe krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurrues për bizneset inovative

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Me rastin e Samitit Digjital dyditor “Prishtina 2022”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar gatishmërinë e tij për forcimin dhe bashkëpunimin rajonal .

Gjatë fjalimit të tij, Kurti këtë samit e ka konsideruar si ngjarjen më të madhe të organizuar në rajon dhe e cila sipas Kurtit derivon nga Procesi i Berlinit.

“Me këtë rast konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta forcuar edhe bashkëpunimin rajonal edhe digjitalizimin si një proces të rëndësishëm për të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë”, është shprehur ai.

Kreu i qeverisë ka theksuar se në këtë samit po marrin pjesë më shumë se 200 biznese, do të ketë më shumë se 60 folës dhe mbi 30 organizata joqeveritare me, gjithsej, nëntë panele e 16 ngjarje anësore, të gjitha këto aktivitete të të gjitha grupmoshave nga Kosova, rajoni, BE-ja dhe SHBA-ja.

Diskutimet sipas Kurtit, do të jenë në kuadër të agjendës së përbashkët digjitale dhe do të përqendrohen te infrastruktura digjitale.

“Pastaj, aftësitë, kapacitetet digjitale për një forcë, fuqi punëtore e cila është e edukuar për sfidat e ekonomisë në të ardhmen që gjithnjë e më shumë do të jetë e digjitalizuar”.

Pos kësaj, edhe siguria kibernetike do të jetë temë e cila siç thotë Kurti duhet të sjellë qëndrueshmëri kibernetike të institucioneve, bizneseve e shtetit në përgjithësi karshi sulmeve të ndryshme, dhe krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurrues për bizneset inovative.

“Pra, jo vetëm që do të ndalojnë këtë, por do të kenë një efekt më të rëndë në sigurinë kombëtare. Për këtë, këto nuk janë vetëm disa kërcënime të përditshme. Siç e dini, para disa dite kemi pasur sulme kibernetike, duke iu qasur kësaj ne kemi marrë masa operacionale të nivelit të lartë të sigurisë”.

Gjatë këtij samiti digjital do të ketë 4 gara midis grupeve të të rinjve të të gjitha shteteve.

Kurti ka potencuar se Samiti i digjitalizmit i bën bashkë politikbërësit nga regjioni, BE-ja, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, ekspertët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, që t’i shkëmbejnë idetë, përvojat dhe planet që kontribuojnë në tranzicionet e ardhshme digjitale në regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

Ai ka theksuar se digjitalizimi e ngrit cilësinë e shërbimeve pastaj llogaridhënien e zyrtarëve dhe transparencën e proceseve në administratën publike dhe, padyshim, edhe në industri, ndërmarrësi, edukim e shëndetësi.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika