Kurti: Sulmi ndaj Valon Sylës është i papranueshëm dhe i patolerueshëm, autorët të vihen para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, i cili në mbrëmjen e së martës është sulmuar nga tre persona.

Në hyrje të mbledhjes së Qeverisë, Kurti e ka quajtur të patolerueshëm dhe të papranueshëm këtë sulm.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që rasti të trajtohet me seriozitet dhe që autorët të vihen sa më parë para drejtësisë.

“Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtime në bindje dhe qëndrime nuk mund nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë me krenari nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojën më shumë se sa liria e fjalës. Nga institucionet e rendit presim dhe kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë”, u shpreh Kurti.

Organet e drejtësisë e forcat e rendit në raportimet e ditës së sotme njoftuan se ende nuk ka ndonjë të arrestuar për sulmin e ndodhur të martën mbrëma ndaj gazetarit Valon Syla.

Në anën tjetër, Syla në një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se personat që e sulmuan atë janë “islamikë fanatikë”.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmu, shpejt e shpejt ka ndodhë edhe kanë ikë” – ka thënë ai për RTV Dukagjin.

Syla është pyetur nga gazetari Bekim Ibishi se pse mendon se ka ndodhur ky sulm, mirëpo kësaj pyetjeje nuk i është dhënë përgjigje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika