Kurti: Synimi ynë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë, politikat feministe po e ruajnë demokracinë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka përmendur shtesat për lehona dhe për fëmijë, ku ka theksuar se përfituese nga këto skema të qeverisë janë rreth 45 mijë lehona dhe se rreth 400 mijë fëmijë marrin mbështetje financiare nga qeveria

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi i qeverisë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë.

“Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë. Ato e kanë fituar luftën politike, tashmë më nuk ka dyshime se këto dyja mund të ecin bashkë, ky është shteti që po punojmë për çdo ditë. Po e tregojmë çdo ditë në qeverisje, në secilin dikaster kemi marrë masa për lehtësimin e jetës për gratë, kemi ndërmarrë masat për punësim, inkurajime për gratë, jemi duke ecur krahas kërkesave të kohës”, ka deklaruar Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur shtesat për lehona dhe për fëmijë, ku ka theksuar se përfituese nga këto skema të qeverisë janë rreth 45 mijë lehona dhe se rreth 400 mijë fëmijë marrin mbështetje financiare nga qeveria.

Kurti ka theksuar tutje se janë mbi 90 mijë gra që kanë hapur për herë të parë llogari bankare në jetën e tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika