Kurti: Takimi me Vuçiqin në Bruksel mund të ndodhë vetëm në kontekstin e planit franko-gjerman

“Ky takim mund të ndodhë në kontekstin e propozimit franko-gjerman. Vetëm ai është konteksti ku unë jam i gatshëm të ulem dhe të diskutoj", ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq mund të ndodhë vetëm në kontekstin e planit franko-gjerman, të njohur ndryshe si plani evropian.

Kështu ka thënë ai në një intervistë për Euronews Albania.

“Ky takim mund të ndodhë në kontekstin e propozimit franko-gjerman. Vetëm ai është konteksti ku unë jam i gatshëm të ulem dhe të diskutoj. Unë kam pritur që të kemi takime të rregullta mujore, kështu jemi marrë vesh më 18 gusht. Pse i kanë braktisur takimet e nivelit të lartë, të rregullta mujore në Bruksel unë nuk e di”, ka thënë Kurti.

Sipas kreut të ekzekutivit, kancelaritë perëndimore janë të shqetësuara që lufta mund të përhapet, dhe po mundohen që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“18 gushti i vitit të kaluar është datë historike për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Aty nisi dialogu për marrëveshje. Unë propozova një faqe me 6 kapituj se çfarë mund të përmbajë një marrëveshje. Tri javë më vonë, emisarët e special të BE-së, vijnë në zyrën time dhe sollën propozimin franko-gjerman”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se janë në pritje të një takimi të nivelit të lartë.

“Le ta diskutojmë çështjen e propozimit evropian. Unë shpresoj që sa më shpejt të kemi marrëveshje. Jam optimist për shkak se është shtuar insistimi ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë edhe në Beograd e kanë kuptuar se nuk mund të merren vesh me mua në dëm të Kosovës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika