Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim është ai i SHBA-së, Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.
Kurti në një deklaratë pas prezantimit të platformës për punësimin e të rinjve, ka theksuar se pas takimit do të tregojnë se cilat janë temat që do të diskutohen.
“E kemi një takim me të gjithë ambasadorët që janë të akredituar këtu në Prishtinë, në orën 11:00”, ka thënë ai.
Ky takim po zhvillohet para një dreke pune që pritet ta zhvillojnë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që gjatë ditës ta vizitojë Kosovën.
Sipas Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi, do të kenë një drekë pune më Lajçakun.
Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet ta vizitojë edhe Serbinë, atje do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vizita e fundit e Lajçakut në Kosovë ishte më 25 janar të këtij viti, kur u takua për një darkë pune me Kurtin dhe Bislimin.